Jason Momoa ka treguar se u lëndua gjatë xhirimeve të “Aquaman and the Lost Kingdom”.
Gjatë paraqitjes në The Ellen DeGeneres Show të martën, ai foli për këtë pjesë duke thënë: “Unë po plakem, kjo është ajo që po ndodh”.
“Mu ngatërruan sytë, më është dashur të bëj një operacion”, vazhdoi ai. “Por do të jetë një film i mrekullueshëm, ju do ta pëlqeni atë”.
“Unë e dua punën time dhe emocionohem pak. Kjo ka të bëjë me moshën. Jam një superhero i plakur tani”, vazhdoi ai duke thënë se këto gjëra do të ndodhin tani gjatë roleve të tij, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.