Jasmine Sanders ka treguar pse të gjithë e thërrasin Golden Barbie, transmeton Klan Kosova.
Gjatë intervistës për revistën #legend’s Identity, modelja 28 vjeçare tha gjithçka nisi në shkollë.
“Njëri prej mësuesve të mi në shkollë të mesme më thërriste Goldilock, pastaj disa nga miqtë e mi më thoshin ‘ti dukesh si një kukull barbie’. Më pas unë dhe motra ime bashkuam Golden me Barbie dhe u bë Golden Barbie”.
Ajo më tej ka treguar se ka blerë një shtëpi të re.
“Ishte hapi më i madh dhe ndjenja më e fuqishme sepse tani jam në gjendje të them se jam rritur”.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.