Lajmet e fundit

Gjatë takimit, KOMFSK e njoftoi për të arriturat e deritanishme të FSK-së, si dhe diskutoi për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e forcës, me fokus në planet bilaterale lidhur me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta. Në anën tjetër, Nënkolonel McMahon përgëzoi Gjeneral Jasharin për zhvillimin e madh të FSK-së dhe për profesionalizmin e lartë të personelit të FSK-së dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe afirmimin e bashkëpunimit ndërmjet Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.Në fund të dy palët u pajtuan që marrëdhëniet bilaterale të zhvillohen edhe më tutje, me fokus kryesor në fushat e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të saj.