Lajmet e fundit

Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, ka thënë se nuk do të bëhet trajner i Paris Saint-Germain.
Portugezi i cili e çoi Monakon vitin e kaluar drejt titullit të më të mirit në Francë, është lidhur kohëve të fundit me një kalim në PSG, pasi kjo e fundit po e synon largimin e Unai Emery.
“Zëvendëspresidenti [Vladimir Vasilyev] tashmë ka folur për këtë”, tha Jardim në një konferencë për shtyp.
“Trajneri i ardhshëm i PSG-së mund të jetë portugez, por ai nuk quhet Jardim”.