Lajmet e fundit

Trajneri i Monacos, Leonardo Jardim, dëshiron që ta udhëheqë Arsenalin nëse Arsene Wenger largohet, sipas The Independent.
Topçinjtë janë admirues të trajnerit portugez, dhe madje e kishin konsideruar nënshkrimin me të edhe verën e kaluar, sikur Wenger ta refuzonte kontratën dyvjeçare.
Jardim raportohet se është gati për një sfidë të re larg Monakos, ku top lojtarët po vazhdojnë t’i shiten vit pas viti.