24.06.2018 · përditësuar para 2960 dite1 min lexim
Ndeshja mes Senegalit e Japonisë ka përfunduar me barazim, njofton Klan Kosova.
Senegali ishte dy herë në epërsi, por japonezët arritën dy herë të barazojnë.
Për Senegalin llogarinë e hapi Sadio Mane në minutën e 11, por më pas barazoi Takashi Inui në minutën e 68.
Senegalezët përsëri u rikthyen në epërsi me golin e Moussa Wagué, vetëm tre minuta më vonë.
Por, lojtari më i njohur i Japonisë, Keisuke Honda nivelizoi përsëri gjërat me golin e tij në minutën e 78.
Të dy ekipet tash kanë nga katër pikë dhe ndajnë vendin e parë – pasi të dyja befasuan në xhiron e parë, Senegali mposhti Poloninë 2-1, njëjtë edhe Japonia Kolumbinë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.