Në një operacion të koordinuar, një rrjet kriminal ka tërhequr rreth 11.5 milion euro (1.4 bilion Yen) nga bankomatë të ndryshëm nëpër Japoni, në një periudhe kohore prej tre orëve, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Autoritetet besojnë që më shumë se 100 hajna kanë përdorur kartela të kreditit të falsifikuara, me origjinë nga Afrika e Jugut. Përmes tyre kanë bërë tërheqje në 1,400 pika të ndryshme të bankomatëve.
Në tërësi janë bërë 14,000 tërheqje nga 820 euro, që është shuma maksimale.
Policia japoneze ka reaguar përmes Interpolit sa i përket 1,600 kartelave të kreditit përderisa ka deklaruar që largësia gjeografike e lokacioneve të bankomatëve ka bërë të pamundur që mashtrimi të vërehej më herët.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.