Lajmet e fundit

Adnan Januzaj është pran kalimit te skuadra e Preimer League, Sunderland.
Përfaqësuesi i Belgjikës ka qenë i përfolur këtë verë, nëse do të qëndrojë në United apo do të largohet.
Raportimet e fundit që vijnë nga Anglia thonë që gjasat janë shumë të mëdha që ai të lihet në huazim për sezonin e ri.
Me huazimin e tij, Januzaj do t’i bashkohet futbollistit të Liverpool, Fabio Borini që po ashtu është afër që të kalojë sezonin e tij të dytë në huazim në Stadium of Light, transmeton Klan Kosova.