Lajmet e fundit

Manchester United ka njoftuar se anësori Adnan Januzaj nuk do të shitet tek Dortmundi pas përfundimit të këtij sezoni.
Dhe lajmi i mirë edhe për lojtarin edhe për tifozët e klubit është se përfaqësuesi i Belgjikës do të rikthehet në United.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova bën pjesë në planet e Van Gaal, pavarësisht se e huazoi atë në ditën e fundit të afatit kalimtar.
Januzaj e kishte nisur mirë sezonin e ri, dhe pavarësisht se ishte paralajmëruar se të gjitha ofertat për të janë refuzuar në fund doli Dortmundi që siguroi shërbimet e tij, transmeton Klan Kosova.