Lajmet e fundit

Adnan Januzaj është emri më i ri në listën e transferimeve të Napolit.
Sipas asaj që raportohet nga “Il Mattino”, Januzaj është një nga emrat që drejtuesit e Napolit do të synojnë për të përmirësuar skuadrën.
Januzaj do t'i ofronte Napolit cilësi më të madhe: fleksibilitetin. Në fakt, ai është i aftë të luajë në të gjitha rolet e sulmit, transmeton Klankosova.tv.
Kontrata e lojtarit do të përfundojë më 1 korrik 2022 dhe aktualisht ka një vlerë prej 13 milionë euro.
Mirëpo, në këtë moment Januzaj është një alternativ e Bernadeschit, pasi napolitanët së pari do të tentojnë për italianin, i cili gjithashtu është lojtar i lirë.