Lajmet e fundit

Futbollisti shqiptar Adnan Januzaj pritet të largohet nga Manchester United në merkaton e verës, njoftojnë të mërkurën mediet në ishull.
Mesfushori i talentuar nuk ka gjetur hapësirën e duhur në këtë edicion nën drejtimin e trajnerit Luis Van Gaal dhe në verë ai pritet të huazohet te një skuadër tjetër e Premier League.
Sipas The Sun, Januzaj do të huazohet në skuadrën e Evertonit.
Sigurisht një transferim në klub më të vogël do të ndikojë që Januzaj të këtë më shumë hapësirë në formacionin e parë dhe të fitojë përvojë edhe më të madhe.
Siç dihet anësori shqiptar është pjesë e reprezentacionit të Belgjikës.