Lajmet e fundit

Adnan Januzaj është i fundit që ka mundësi për të luajtur me Kosovën nga lojtarët që ka kërkuar Albert Bunjaki.
FIFA ka sqaruar procesin e ndryshimit të kombëtareve apo përfaqësuesve për lojtarët kosovarë që luajnë nëpër ekipe tjera.
Granit Xhaka dhe futbollistët e tjerë të ekipit të Zvicrës dhe skuadrave tjera që kanë luajtur me ekipet e tyre pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA nuk kanë të drejtë të luajnë më për Kosovën.
Januzaj është i vetmi që ka shanse për të pranuar ftesën e Kosovës. Ai nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje që nga 13 maji i këtij viti kur Kosova u pranua në FIFA.