Lajmet e fundit

“I përjashtuari” nga Manchester United, Adnan Januzaj do të rikthehet në Carringotn për përgatitjet parasezonale këtë javë ani pse ka qenë fort i lidhur me një largim këtë verë.
Januzaj ishte huazuar te Sunderland në gusht por që nuk arriti të impresionojë, duke shënuar vetëm një gol edhe atë kundër Shrewsbury në League Cup, transmeton Klan Kosova.
Është raportuar muajin e kaluar se Jose Mourinho nuk e ka në plane 22 vjeccarin dhe se do ta lë atë të largohet për në Real Sociedad me marrëveshje të përhershme.
Por që muajt në vijim ai është zënë në Manchester dhe mbetet e paqartë nëse do të fluturojë për në Los Angeles për përgatitje parasezonale.