Numri dy i botës Jannik Sinner ka fituar për herë të dytë me radhë turneun e "ATP finals" që u zhvillua në Torino, duke mposhtur 2-0 në sete (7-6 dhe 7-5) rivalin e përbetuar Carlos Alcaraz.
Turneu i fundivitit ku mblidhen tetë lojtarët më të mirë, u dominua nga Italiani i cili fitoj e ndeshjet e grupit pa humbur set. Në gjysmëfinale Sinner eleminoi australianin Alex De Minaur ndërsa në finale, poashtu pa humbur set fitoj ndaj spanjollit Alcaraz.
Kjo fitore vjen si një hakmarrje ndaj Alcaraz, pas humbjes në finalen e Us Open. Alcaraz pavarësisht humbjes do ta mbyll vitin si numri 1 i botës, pasi Spanjollit iu desh vetëm të fitonte e ndeshjet e grupit për të siguruar majën e ATP ranglistës.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.