Janet Reineck, amerikania 70-vjeçare që ka jetuar për disa vite Kosovë, ka treguar pse e kishte marrë këtë vendim.
Në emisioni “Ora 7” në Klan Kosova, Reineck thotë se për herë të parë ka dëgjuar për vallet e Kosovës në vitin 1980 në Zagreb.
“Në Zagreb në vitin 1980, kam qenë t’u shiku valle të ndryshme të Ballkanit, dhe mu kanë dukur bukur, por kur kam parë grupin e Vitisë aty, thash ‘çka është kjo me surla?’. Ka qenë diçka krejt tjetër, dhe thash, ‘aty do të shkoj’. Aty do të shkoj e të studioj për magjistraturën. Dhe kur kam shkuar në një katund afër Vitisë, çikat aty më kanë pranuar menjëherë në një dasmë. Kam ndejt një javë aty. E kam dit prej atij momenti që ky është vendi im”, tha Reineck.
https://youtu.be/pRENuy0ycbk
“Kur kam jetuar në Kosovë, gjysmën e kohës kam qenë si femër, dhe jam ulur këmbëkryq me burrat në oda te oxhaku. Pra, kam mujt me jetu edhe si burrë. I kam grah kerrit në Kosovë e në Opojë kur asnjë grua s’i ka grahë”, thotë ajo për vitet e ‘80-ta në Kosovë.
https://youtu.be/yCwDCmsxGRY
Ndër të tjera, ajo ka folur edhe se si po ua mëson vallet shqiptare francezëve.
“Ata janë mësuar me vallet ballkanike, i dinë ritmet e Bullgarisë, Maqedonisë e Greqisë, por kurrë s’i kanë dëgjuar vallet e Kosovës. Në periferi të Francës, në Normandi, kadal-kadal ua kam mësuar vallet e dasmave, valle të thjeshta e deri te më të komplikuarat”, theksoi Reineck.
https://youtu.be/uQysoXeqe6I
Për më shumë, dëgjojeni të plotë intervistën e saj në Ora 7:
https://youtu.be/C40hJAVrPSo
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.