Lajmet e fundit

Janet Jackson do të marrë çmimin "Global Icon" këtë vit në MTV Awards.
Jackson do të marrë pjesë në ceremoninë që do të mbahet më 4 nëntor në Bilbao të Spanjës, ku gjithashtu do të performojë disa nga hitet e saj më të njohura, duke përfshirë edhe atë të fundit "Made for Now".
"Janet është pa dyshim një nga yjet më të mëdha në botë".
"Shpirti i artistes brenda saj ka hapur pa fund dyer për të tjerët derisa pa dyshim se ka lënë gjurmë të pashlyeshme në muzikën pop, për më shumë se tre dekada. Ne jemi të kënaqur që ta nderojmë atë si MTV Global Icon të këtij viti", ka thënë Bruce Gillmer, producenti ekzekutiv i MTV.
Jackson është një nga artistet më të shitura të të gjitha kohërave me shitje prej mbi 160 milionë në gjithë botën.
Ajo ka fituar gjashtë çmime Grammy dhe shtatë American Music Awards, si dhe është nominuar për Oscar dhe Golden Globe për këngën origjinale "Again" nga "Poetic Justice" e vitit 1993 dhe dy nominime për Emmy.
Ajo gjithashtu mori çmimin Icon në Billboard Music Awards të këtij viti.