Lajmet e fundit

Ai u ka thënë ndjekësve të tij në Instagram se lidhja e tij me Vave është krejtësisht profesionale.
“Kur unë e kam takuar Ed Sheeran, nuk e dija se kush ishte. Ai ka fjetur në divanin tim për gjashtë javë dhe tash ka përfunduar duke bërë gjëra të jashtëzakonshme. Nick Cannon ishte 13 vjeçar kur flinte në shtëpinë time të vjetër. Para se Ne-Yo të ishte Ne-Yo, ai ishte në shtëpinë time po ashtu. Të gjithë vinë tek unë – pavarësisht kush janë”.
“E kam takuar një vajzë të re që quhet Sela Vave. Unë e kam bërë të njëjtën gjë me të. Një mik i imi na ka prezantuar duke më thënë se ajo është e jashtëzakonshme. E kam dëgjuar duke kënduar këngë të Beyonces dhe duke luajtur në kitarë. Është e mrekullueshme, prandaj e kam marrë nën menaxhimin tim”, ka thënë Foxx.
Këto fotografi të aktorit me Vave kanë dalë në publik dy ditë pasi është konfirmuar se ai dhe Katie Holmes janë ndarë pas gjashtë vjetësh lidhje dashurie.