Lajmet e fundit
Dy mesfushorët që për një kohë të gjatë luftuan për pozitën e titullarit tek Real Madrid përballen sërish, por kësaj radhe duke mbrojtur ngjyra të ndryshme

Të dy arritën tek Real Madrid përafërsisht në të njëjtën periudhë, ndërsa për tre vjet me radhë luftuan për një pozitë titullari.
Por të mërkurën mbrëma të dy do ta kenë këtë nder, megjithëse duke veshur fanella të ndryshe, duke luajtur kundër njëri-tjetrit.
Isco dhe James, James dhe Isco do të përballen mes vete edhe një herë tjetër, për ta përtrirë rivalitetin e vjetër, kësaj radhe në Allianz Arena.
Kolumbiani e pati humbur betejën me spanjollin kur drejtimin e Të Bardhëve e mori legjenda franceze Zinedine Zidane, duke u detyruar të marrë plaçkat dhe të largohet.
Në këtë rol luajtën edhe problemet e shpeshta muskulore, që ndikuan në formë duke e kthyer në hije të vetes për një kohë të gjatë.
Por tash James është i paprekshëm tek Bayern Munich, një ndër të paktat skuadra që mund të konsiderohet rival i denjë për Real Madrid.