Lajmet e fundit

James Rodriguez do të ishte i gatshëm që të transferohej në ndonjë klub të Premier Ligës, raporton Don Balon.
Kolumbiani mund t’iu bashkohet dy klubeve të top katërshes, Arsenalit ose Liverpool-it gjatë afatit kalimtar veror.
Ai iu bashkua Bayern Munchen-it në një marrëveshje dyvjeçare huazimi në verën e vitit të kaluar, por është i gatshëm që ta ndërprejë këtë marrëveshje, në mënyrë që të kalojë në ligën angleze.