Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin e ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Për tri ditë rresht ai dha dëshmi në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Rubin u shpreh se ka qenë e rëndësishme për të dhënia e kësaj dëshmie, derisa u shpreh se një gjë e tillë ishte edhe privilegj për të.
“Ka qenë privilegj për mua të jem këtu, pavarësisht që zgjati pak si shumë, është një kënaqësi e madhe për mua dhe përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”.
“Ishte me rëndësi për mua që isha këtu dhe ju thash mendimet e mia, dhe dhashë dëshminë time për këtë çështje”, deklaroi Rubin në përfundim të dëshmisë, njofton Klankosova.tv.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.