James Rodriguez, mesfushori i Realit, për shkak të mospërshtatjes së tij në Madrid ka qenë i lidhur me një kalim të mundshëm në Premier Ligë tash e një kohë.
Gjithsesi, përkundër rritjes së pakënaqësive, agjenti i James, Jorge Mendes ka thënë fjalën e fundit rreth kësaj çështjeje.
“James nuk do ta lë Madridin në janar”, deklaroi ai për AS, njofton Klan Kosova.
James-it pos që nuk i shkoi mirë me Rafa Benitzin, njëjtë i ndodhi edhe me Zindedine Zidane, pasi tash e një kohë të gjatë të vetmin vend të sigurt e ka bankinën.
Vet James kishte thënë se ende nuk e di a do të vazhdojë në Real, apo do të largohet.
“Kam oferta dhe shtatë ditë për të menduar për të ardhmen time”, pohoi ai.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.