Lajmet e fundit
Asi kolumbian është raportuar të ketë pasur mundësi për t'u transferuar në Itali gjatë verës, por ka vendosur të qëndrojë në Madrid.

James Rodriguez ka refuzuar një ofertë prej 85 milionë eurosh nga Inter gjatë afatit kalimtar veror.
Kolumbiani ka qenë i lidhur me një largim nga Real Madrid pasi edicionin e shkuar qëndroi shumicën e kohës në bankë.
Por ai vendosi të qëndrojë në Santiago Bernabeu, megjithë ofertën e majme të gjigantit italian. /klankosova.tv