Lajmet e fundit
James Rodriguez është një nga yjet mbi të cilat do të mbështetet skuadra sezonin tjetër.

Rafa Benitezit po i mungon vetëm një pjesëz në mozaikun e tij; një nga më kryesoret, që do të rrisë performancën e gjithë skuadrës.
Jese Rodriguez sapo ka festuar njëvjetorin e tij në klubin mbretëror, kohë gjatë së cilës ai është bërë anëtar qenësor i skuadrës, deri në atë pikë sa Real Madridi do të jetë i mangët deri në bashkimin e tij me skuadrën në Kinë.
James do të jetë i fundit që i bashkohet skuadrës për parasezon, nëse nënshkrime të tjera nuk ka. Kolumbiani mund të luajë në disa pozita, duke fuqizuar sulmin dhe ndihmuar mbrojtjen kur ka presion. Majtaku do të transformojë mënyrën e lojës së klubit, duke i dhënë mundësi më të mëdha eksperimetinmi trajnerit Benitez.
Edhe Benitez, sikurse drejtuesit e klubit e di që James është ndër simbolet e skuadrës. Performanca e tij në sezonin debutues ishte e mrekullueshme, duke e bërë transferimin rentabil, megjithë çmimin e lartë, prej 80 milionë euro.