Lajmet e fundit
Asi kolumbian do të jetë pjesë e Los Blancos, megjithë marrëdhënien e vështirë me Zinedine Zidane.

James Rodriguez nuk do të largohet nga Real Madrid, megjithëse është spekuluar shumë kohëve të fundit.
Dukej shumë pranë një lamtumire që jepej si e sigurt, por ngjarjet kanë marrë rrjedhë tjetër nga ajo që parashikohej.
Marca raporton se Reali i Madridit ka vendosur që të konfirmojë James pavarësisht sezonit të vështirë që ka përjetuar kolumbiani.
Në shtepinë e Los Blancos nisën të merrnin në konsideratë të ardhmen e kolumbianit rreth 3 muaj më parë, pas disfatës zhgënjyese në derbin me Atleticon e Madridit në “Santiago Bernabeu”.
Pas një reflektimi të gjatë krerët e klubit merengues i kanë komunikuar agjentit të famshëm portuges Jorge Mendez, agjentit të lojtarit, se nuk do të lejojnë largimin e James.