Lajmet e fundit
Kolumbiani do të qëndroj në Madrid pasi është i lumtur me jetën dhe është duke punuar që të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës dhe edicionin tjetër.

James Rodriguez nuk do të largohet nga Real Madrid, ka konfirmuar gruaja e tij Daniela Ospina.
Kolumbiani nuk ka qenë ndër zgjedhjet e para të Zinedine Zidane për sulmin e Los Blancos këtë gjysmësezon, duke nxitur spekulime për një largim të mundshëm gjatë verës.
Ospina ka thënë se i shoqi është i lumtur me jetën në kryeqytetin spanjoll dhe është duke punuar shumë që të jetë në formë sa më të mirë fizike.
"Nuk duam dhe nuk mendojmë të largohemi nga Real Madrid”.
“Ndihemi shumë mirë këtu. Madridi është një qytet i mrekullueshëm dhe të flasim të njëjtën gjuhë na ndihmon shumë”.