Lajmet e fundit

James Rodriguez mund të jetë cak i Juventus, por edhe Julian Draxler është opsion për kampionin e Italisë, ka thënë menaxheri gjeneral, Giuseppe Marotta.
Kolumbiani James ka thënë fundjavën e shkuar se mund të shikojë mundësinë e largimit nga Real Madrid, pas dështimit që të përfshihet në ekipin e parë të Zinedine Zidane.
“Varet se çka do të bëjmë në tregun e transferimeve”, ka thënë Marotta kur është pyetur për James.
Ai shton se është rritur potenciali i tyre pas punës së shkëlqyer të presidentit Angelli, duke shtuar se mund të bëjnë investime të mëdha.
“Duam që të vazhdojmë këtë rrugë”, ka shtuar ai.
Ai në një formë ka mohuar se mund ta blejnë Draxler, i cili i kishte refuzuar 18 muaj më parë./Klan Kosova/