Lajmet e fundit

James Rodriguez nuk është më titullar tek Reali Madridit.
Në takim kundër Real Sociedad, kolumbiani nuk ishte zgjedhja e parë e trajnerit Zinedinë Zidane, pavrësisht mungesave të shumta që kishin Los Blancos.
Gjatë fazës parapergatitore dhe turneve që ka zhvilluar klubi merenges është vënë re se James nuk është në planet e teknikut francez dhe i është bërë e qarte se në radhët e Realit mesfushori do të jetë një zëvendësues.
Shpesh kolumbiani në deklaratat e tij e ka këmbëngulur se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në Santiago Bernabeu, por situata në të cilën ndodhet duket se e detyron 25-vjecarin të ndryshojë mëndje.