Lajmet e fundit

James Rodriguez iu ka dhënë fund spekulimeve që e lidhin atë me një largim nga Real Madrid.
Ai ka konfirmuar do të qëndrojë në Bernabeu dhe do të luftojë për të zënë një vend në formacion.
Ka pasur thashetheme se kolumbiani mund të kalojë në klube si Chelsea, Paris Saint-Germian dhe Manchester United, pasi ka qenë titullar në vetëm katër ndeshje në La Liga.
“Të gjithë në klub jemi ata që duam të luajmë gjithmonë”.
“Por nuk jam mirë. Të gjithë kalojmë momente të vështira, por tash është viti i ri dhe kam dëshira të reja në jetë. Do të qëndrojë. Do të qëndrojë”, ka shtuar ai./Klan Kosova/