17.06.2016 · përditësuar para 3671 dite1 min lexim
Cleveland Cavaliers ka fituar edhe ndeshjen e gashtë me rezultat 115:101 kundër Golden State warriors dhe kështu kampioni i ardhshëm i NBA-së do të vendoset vetëm pas ndeshjes së shtatë e cila luhen të dielën në shtëpinë e Warriors-ave, në Oakland, California, njofton Klan Kosova.
Njëjtë sikur në ndeshjen e pestë, Lebron James ishte i pandalshëm duke realizuar 41 pikë për ndeshjen e dytë rresh, por që mbrëmë shtoi edhe 11 asistime.
Kalorësit kanë barazuar shifrat 3:3 me lojë pasi ishin në disavantazh 3:1 me ndeshje, dhe nëse arrijnë që të fitojnë edhe në ndeshjen e shtatë, atëherë do të bëhen ekipi i parë në histori të NBA-së që kanë fituar një kampionat pasi janë kthyer nga disavantazhi prej 3:1.
Përkundër se ndeshjen e fundit James do ta luajë si mysafir, Mbreti duket se nuk do ta ketë problem.
“Janë dy nga fjalët më magjike në botë, këto dy fjalë janë ‘Loja e Shtatë’, kjo është me rëndësi, ndaj do ta luaja kudo”, është shprehur James.
Në anën e Luftëtarëve më i miri në fushë ishte MVP-ja i sezonit të rregullt, Stephen Curry, i cili shënoi 30 pikë, por që u përjashtua nga loja në çerekun e katërt të ndeshjes, për sjellje të pahijshme.
Megjithatë Curry është i bindur se këto dy humbje rresht nuk e kanë ndarë ekipin e tij dhe se ata janë të bashkuar si gjithmonë.
“Ne e dimë se çfarë ekipi jemi, për çfarë jemi të aftë, çfarë kemi arritur deri më tani dhe sa të bashkuar jemi”, ka thënë Curry.
“Nuk jemi përçarë. Unë besoj se jemi mentalisht aq të fort sa të mos lëmë që dy ndeshje që nuk shkuan ashtu si ne deshëm të na bëjnë të dyshojmë në vete”.
https://www.youtube.com/watch?v=bzY9xOxltSs
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.