Lajmet e fundit

James Rodriguez po provon që ta bindë Real Madridin që ta lë të transferohet te Napoli.
Përfaqësuesi i Kolumbisë startoi në barazimin 1:1 të Mbretërve me Real Valladolid-in në vikend, dhe kjo kishte bërë që të mendohet se do të mbetej në “Santiago Bernabeu”.
Sidoqoftë, sipas raportimeve të Il Mattino, agjenti i mesfushorit, Jorge Mendes, do të takohet me Madridin të hënën në mënyrë që t’i bindë krerët e klubit që t’ia mundësojnë kalimin e kolumbianit te Napoli.