Lajmet e fundit

James Rodriguez dëshiron që ta vazhdojë qëndrimin e tij te Bayern Munchen, pasi huazimi i tij te Real Madridi të përfundojë, dhe e pranon që Bundesliga i ka tejkaluar pritshmëritë e tij.
Kolumbiani ka impresionuar në Allianz Arena që kur iu bashkua këtij klubi korrikun e kaluar në një marrëveshje huazimi prej dy vjetësh.
Menaxheri i Përgjithshëm i Bayern-it, Karl-Heinz Rummenigge, e ka konfirmuar muajin e kaluar që e kanë opsionin që të nënshkruajnë me James një marrëveshje të përhershme prej 42 milionë eurosh, ndonëse ai e ka theksuar se nuk po nxitojnë për një gjë të tillë.