Lajmet e fundit

James Rodriguez ka pohuar se është i lumtur ta zgjasë qëndrimin e tij te Bayern Munchen-i, dhe jo të transferohet te ndonjë klub në Premier Ligë.
Kolumbiani pritet që ta bëjë permanente marrëveshjen e tij dyvjeçare te Bayern-i, dhe jo të kthehet te Real Madridi.
Sidoqoftë, ai ka ngjallur interesimin e Manchester United-it dhe Chelseas, të cilat tani duan shërbimet e tij.
Megjithatë, në një intervistë për The Sun, ai ka thënë se është “mirë te Bayern-i”, dhe se nuk po e konsideron kalimin në Angli.