Shkrimtari dhe publicisti i njohur, Ben Blushi, ka promovuar sot në Librarinë Dukagjini në Prishtinë romanin e tij të fundit “Jam Mysliman”, ku ka shpjeguar mesazhin dhe qëllimin e veprës që ka nxitur jo pak debat.
Mes tjerash, autori tregoi edhe se si u inspirua për të formuar karakteret e romanit.
“Unë jetoj në rrugën e Kavajës, shumë e njohin lagjen... unë jetoj aty dhe kur doja të shkruja këtë libër, kisha qejf të shkruaja për rrugën e Kavajës, ku jetoj prej 20 e me shumë vjetësh dhe për të kriju një personazh pak si turk kalova rrugës dhe e vërejta që kishte një ëmbëltore të quajtur Alibaba dhe ia vura emrin personazhit".
Por, nga këtu pati një sqarim.
“Unë nuk kam gjë me Islamin, e kam me ata që e përdorin për arsye politike” – tha Blushi.
Madje krejt shtjellimi që dha, gjenezën e pati goxha të hershme.
Të gjitha detajet, i gjeni në kronikën e mëposhtme.
https://youtu.be/IUdccp9Il8A
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.