Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil, ka thënë se është i vetëdijshëm për krahasimet që po i bën me ish legjendën e klubit, Denis Berkamp.
Megjithatë ai ka thënë se është i interesuar që statusin e legjendës në Emirates Stadium, ta marrë me meritën e tij.
“Tifozët më kanë përkrahur që prej ardhjes sime pesë vjet më parë dhe për këtë unë kam pasur të mundur që ta luajë lojën sipas stilit tim”, ka thënë Ozil, përcjell Klan Kosova.
“Unë nuk e krahasoj veten time me askënd. E kam stilin tim që prej kur kam qenë fëmijë. Jam krenar me krahasimet, por unë jam Mesut Ozil dhe ende s’kam mbaruar”.
Ozil ka qenë i kritikuar së fundmi për paraqitjet e tij nën fanellën e Arsenalit, por që në fundjavë arriti që të shënojë në fitoren 2:0 kundër Newcastle.