Olisa Xharrahu në “Weekend” në Klan Kosova ka rrëfyer për bullizimin që i është bërë për shkak të ngjyrës.
“Bullizime kam marrë që në moshë të vogël, parashkollorë kur kam hy. Kanë fillu së pari nxënësit pastaj më kanë kqyrë me sy të keq edhe mësueset, edhe prindërit e atyre fëmijëve. Kam pas ekstrem bullizime edhe prej nxënësve në klasë dhe në paralele”.
“Kjo më ka bë me u ndi ekstrem keq, sa që fillova sa herë që shkojsha në shkollë u ndijsha e vetmume”.
Kujtojmë se Olisa ka marrë një numër të madh komentesh pozitive, ndërkaq ka marrë koment edhe nga këngëtarja Dafina Zeqiri.
Ndiqeni videon për më shumë detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=lGm6OKULhhE
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.