Kancelari gjerman, Friedrich Merz shprehu ngushëllimet e tij të martën pas të shtënave në një shkollë në Austri, ku humbën jetën 10 persona.
Përmes një postimi në X, Merz shkroi se ky lajm është i tmerrshëm dhe se ndihet i trishtuar, duke shtuar se qëndrojnë krah Austrisë.
"Lajme të tmerrshme nga Graci. Mendimet tona janë me miqtë dhe fqinjët tanë austriakë. Shpresojmë që të afërmit të gjejnë ngushëllim me miqtë dhe familjen në këtë orë të errët", shkroi Merz, transmeton Klankosova.tv
Entsetzliche Nachrichten aus Graz. Wir sind in Gedanken bei unseren österreichischen Freunden und Nachbarn und trauern mit ihnen.
— Bundeskanzler Friedrich Merz (@bundeskanzler) June 10, 2025
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.