Dekada pasi na la, u bë i gjallë përmes veprës së tij.
Shkrimtari Jakov Xoxa, u rikthye përmes romanit të tij, tashmë të plotësuar, “Lulet e Kripës”, i cili u promovua në Institutin Albanologjik të Kosovës, njofton Klan Kosova.
E kjo novelë dyvëllimëshe u mor edhe si shkas që të diskutohet për krijimtarinë dhe jetën e shkrimtarit.
I pari foli, akademik Rexhep Qosja. Ai tha se Xoxa ishte i veçantë për shumë arsye, e më kryesorja ishte se ai që i pari që solli idealin kombëtar përmes romanit “Lumi i Vdekur”.
Kronikë nga gazetarja Mejreme Gashi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.