Lajmet e fundit

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë pjesë sot në hapjen zyrtare të Pavionit të Kosovës në Bienalen e Venedikut.
Jahjaga ka vizituar Pavionet e shteteve të tjera pjesëmarrëse, përfshirë Shqipërinë, Sllovenin dhe Vatikanin. Ajo ka shprehur kënaqësinë dhe përkrahjen për përfaqësuesen e vetme nga Kosova, Flaka Haliti.
“Flaka është përfaqësuese e denjë e 60 për qind të popullatës së Kosovës dhe si femër sot përfaqëson edhe gjysmën e popullatës së Kosovës që me praninë e saj të shtuar po pasuron sferën tonë publike dhe po kontribuon në avancimin e vlerave tona të përbashkëta.
Pas një pune të madhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të mobilizuar për të qenë ambasadorë të shtetit të tyre, dyert për Kosovën kanë filluar të hapen gjithandej. Sot jemi bashkë me të tjerët në Venedik në bashkëbisedim për të definuar, sfiduar dhe ndërruar realitetin tonë të përbashkët. Jemi të pranishëm dhe të pranishëm fuqishëm.”