Lajmet e fundit
Shefi i skuadrës nga Goodison Park ka thënë se përfaqësuesi i Anglisë do të jetë i gatshëm shpejtë, pasi ka përparuar me hapa të shpejtë në shërimin e lëndimit.

Phil Jagielka është kthyer nga lëndimi i ligamenteve të gjurit dhe synon që të kthehet në aksion në fund të vitit.
Qendërmbrojtësi ka pasur probleme që nga humbja e tetorit ndaj Arsenalit, duke munguar në gjashtë përballje të Premierligës.
Menaxheri i skuadrës, Roberto Martinez e ka konfirmuar se 33 vjeçari do të kthehet rreth fundit të vitit.
“Jags është stërvitur në bar, që është shenjë e mirë”.
“Hapi tjetër është ta përfshijmë në më shumë futboll dhe nga ajo që shohim kthimi i tij do të jetë i shpejtë”.
“Është e vështirë që të bëhen parashikime, por askush nuk e ka pritur që ai të kthehet kaq shpejtë në fusha të barit”.
“Kemi shumë besim që ai do të jetë i gatshëm së shpejti”.