Shoqata"Frederik Shopen"e Shqipërisë, në 30 vjetorin e krijimit të saj dhe me rastin e e 215 vjetorit të lindjes së kompozitorit dhe pianistit Virtuoz, në datat 1 deri më 6 mars organizon për herë të parë në vendin tonë Konkursin ndërkombëtar për pianistët e rinj.
"J'adore Chopin" sjell në Tiranë rreth 100 pjesëmarrës nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Italia, Gjermania, Polonia e deri Gjeorgjia dhe Japonia.
Mes konkurentëve në këtë aktivitet, ka edhe fitues të garave të tjera muzikore ndërkombtare.
Konkursi përfshin disa kategori: fëmijët e të rinjtë, që mësojnë pianon për formim kulturor, të rinjtë, që aspirojnë karrierën pianistike, fillestarët e deri të rinjtë në vitet e para pas përfundimit të studimeve të larta.
Në konceptimin e këtij Konkursi në plan të parë është krijimtaria e shkëlqyer e F.Shopenit, që do të vlerësohet sivjet më shumë se kurrë. Një pjesë nga Shopen është një pikë e detyrueshme vlerësimi për të gjithë pjesëmarrësit nga të gjitha vendet. Nga ana tjetër, po kaq detyrues është edhe interpretimi i një pjese pianistike shqiptare, që promovon prurjet tona dhe njohjen e tyre jashtë vendit.
Juria përbëhet nga 6 personalitete të muzikës, 5 prej të cilëve të huaj si dhe maestro Zhani Ciko.
Mbrëmja finale e ndarjes së çmimeve do të shoqërohet nga Orkestra Simfonike e RTSh-së në skenën në TKOB.Një koncert unik mirënjohjeje dhe mbështetjeje mund të konsiderohet ai i jurisë për publikun.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.