Lajmet e fundit

Anësori i Anglisë, Jadon Sancho pritet që të fillojë nga fillimi sot ndeshjen e parë në Euro 2020, pasi që ende nuk e ka pasur rastin deri më tani.
Trajneri i Anglisë, Gareth Sothgate ka vendosur të fillojë Jadon Sancho kundër Ukrainës në ndeshjen çerekfinale të Euro 2020 në Romë të shtunën në mbrëmje, mund të konfirmojë Goal, transmeton Klankosova.tv
Sancho këtë javë u transferua te klubi i madh anglez Manchester United, për një shifër rreth 100 milionë euro nga Dortmundi.
Anglia do të ballafaqohet me Ukrainën sot me fillim nga ora 21:00.