Ylli i filmave aksion, Jackie Chan, do të shpërblehet me një çmim nderi Oscar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në film.
Akademia e Arteve Filmike dhe Shkencave gjithashtu votuan për t’i dhënë çmimin Oscar të nderit edhe Anne V Coates, Lynn Stalmaster dhe Frederick Wiseman.
Presidenti i Akademisë, Cheryl Boene Isaacs ka thënë se këta persona që do pajisen me këtë çmim janë legjenda në veprat e tyre, transmeton Klan Kosova.
Ata do të nderohen me këtë çmim me 12 nëntor.
Chan ka luajtur në dhjetëra filma aksion duke shpalosur talentin e tij në arte parciale duke përfshirë kështu, Police Story dhe Armour of God.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.