Lajmet e fundit

Jack Wilshire larg Arsenalit, nuk është më një ide e çmendur por një hipotezë reale që do të konkretizohet deri në orët e fundit të merkatos.
Shtypi anglez shkruan se Arsene Wenger i ka hapur derën një largimi të mesfushorit 24-vjeçar por vetëm në formë huazimi.
Kjo lëvizje vjen nga trajneri francez për t’i dhënë mundësi lojtarit të ri të marrë veten dhe të luajë rregullisht pas një kalvari të gjatë dëmtimesh që ka pësuar, shkruan supersport.al.
Duke qenë larg formës së duhur, Wilshire nuk do të kishte mundësi të luante te topçinjte ndaj dhe vendimi më i mirë është huazimi teksa ofertat nuk mungojnë.