21.02.2016 · përditësuar para 3790 dite1 min lexim
Shumë njerëz në gjithë botën, pajtohen se veteranët e ushtrisë së vendeve të tyre meritojnë respektin dhe gjithë admirimet.
Prandaj për treguar dicka të tillë një djalë nga Indiana, ka vendosur të krijoj një projekt për veteranët e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjellë Klan Kosova.
Sipas Jacob, veteranët vënë jetën e tyre në rrezik për të mbrojtur lirinë të cilën secili prej tyre e gëzon tash e sa kohë prandaj edhe ka kërkuar një projekt të tillë.
Prandaj tashmë është dorëzuar edhe njëra nga punimet artistike për Jacob-in, e që është një flamur pothuajse gjigant i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që për të u angazhuan Robert Bishop dhe Angie Maxwell, përcjellë Klan Kosova.
Për këtë projekt artistik, në këtë flamur u vendosën 4,466 ushtarë të ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu, përderisa ende nuk është bërë e ditur edhe totali i saktë i orëve që punuan për një projekt të tillë mgjithëse sipas dëshmitarëve ky punim u përfundua pothuajse për më shumë se 52 orë, përcjellë Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.