Lajmet e fundit

Truqet e përdorimit të brushës janë gjeniale.
Të kesh vetulla të mira, është një domosdoshmëri në ditët e sotme. Por, nuk është edhe lehtë që gjithmonë të fitosh formën e përsosur – t’i kesh vetullat sa më natyrale dhe me një hark të përsosur, është pothuajse e pamundur...deri më tani! Sepse ne jemi gati t’ju ofrojmë një udhëzues më të ri se si të krijoni vetulla me harqe të përsosura.
1. Pasi ti mbushni vetullat me lapsin tuaj të preferuar, merrni një brushë të maskarës dhe përdoreni për të krehur vetullat në drejtim te poshtë.
2. Më pas, me anë të një brushe këndore krijoni harkun direkt në lëkurë, kështu duke nxjerrë formën ideale.
3. Pastaj, sërish me brushë krihni qimet lart duke plotësuar edhe zbrazëtirën poshtë (bishtin e vetullës), kështu duke mbushur vetullën dhe duke e bërë të plotë.
4. Në fund, sigurojini vetullat me xhel për vetulla që të qëndrojnë sa më statike.
Dhe, ja ku i keni, harqet më të mira të jetës suaj, shkruan Femina. Mbushja e vetullave i hijezon ato, mirëpo nuk i definon saktë me një formë të përsosur, ndërsa krehja e qimeve nga lart e poshtë, të jep mundësinë të mbushësh direkt në lëkurë dhe bën që të definohen me një formë të përkryer.