Lajmet e fundit

Rock bendi amerikan Motley Crue, i cili u formua në Los Angeles në vitin 1981 nga basisti Nikki Sixx dhe bateristi Tommy Lee, është i njohur për performancat artistike të jashtëzakonshme.
Këtij bendi më vonë iu bashkua edhe kitaristi Mick Marsi, e po ashtu edhe këngëtari Vince Neil.
Gjatë një koncerti të tyre të mbajtur në Los Angeles iu ndodhi diçka e pabesueshme, transmeton Klan Kosova.
Për të gjithë publikun skena e përgatitur për këtë performancë artistike të fundit ishte një gjë e mrekullueshme përderisa gjatë ekzekutimit të një kënge për bateristin Tommy Lee nuk ishte menduar që do t'i ndodhte një situatë e pakëndshme.
Skena ishte e përgatitur në atë mënyrë që bateristi Tommy Lee gjatë performimit të tij të ngecej në lartësi, transmeton Klan Kosova.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim: