Lajmet e fundit

Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, kanë bërë që të gjithë të mbajnë sytë tek kandidatja demokrate Hillary Clinton si dhe tek ai republikan Donald Trump.
Hillary Clinton dhe Donald Trump zënë vend në një skenë në Las Vegas për tu përballur në debatin e fundit presidencial për garën e ashpër për të parin e Amerikës, njofton Klan Kosova.
Por fotografitë e publikuara më poshtë, tregojnë më së miri gjendjen e shoqeve të Hillary Clinon, të cilat me shumë vëmendje e përcollën debatin e saj.
Kur Donald Trump, e përqeshi Hillary Clinton gjatë debatit të fundit, shoqet e fëmijërisë së zonjës Clinton filluan për të qeshur, shkruan NewYorkTimes, përcjellë Klan Kosova.
Grupi i shoqeve të saj ishte grumbulluar mbi një kolltukë, disa prej tyre ishin të ulura në dysheme derisa ishin të gjithat të përqendruara në televizion ku po mbahej debati i fundit presidencial.
Hillary Clinton, bëri që shoqet e saj të mblidheshin tek Hardye Moel, psikoterapeute e cila ishte takuar me kandidaten republikane në Park Ridge në Shkollën e Lartë në Çikago.