Lajmet e fundit

Edhe pse është më mirë të mos fokusohemi tek dukja pasi të kemi konsumuar alkool, një grup njerëzish janë pajtuar të marrin pjesë në një studim të një fotografi, se sa ndikon ngritja e nivelit të alkoolit në dukjen tonë.
Fotografi Brazilian Marcos Alberti i cili drejtoi këtë projekt, ftoi modelet e tij në studio për ca gota verë, transmeton Klan Kosova.
Fotografia e parë është bërë në momentin që modelet kanë arritur në studio, që sipas fotografit shpalos lodhjen dhe stresin e një dite.
Fotografitë tjera janë bërë pas çdo gote verë, në një prapavije të thjeshtë të bardhë.
Këtë projekt artisti e quan “ Pas tre gotave” dhe e ka përshkruar si një lojë që ngërthen në vete punë serioze dhe energji pozitive.
Përderisa terk disa persona ndryshimet janë të vogla, disa ndryshojnë drastikisht nga fotoja e parë në të fundit. Disa prej tyre duken më të qeshur e disa më qesharak.