Lajmet e fundit

Reshjet e shiut të cilat filluan dje në pjesën e dytë të ditës kanë vazhduar edhe gjatë natës të cilat pas rënjes së temperaturave në 0 gradë u shndërruan në borë në shumë territore të Kosovës.
Borë ra kryesisht në veri, verilindje ,jug dhe juglindje të vendit, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Këto reshje me intensitet të ulët do të vazhdojnë edhe sot në pjesën e parë të ditës duke krijuar shtresa të ulëta të borës.