Lajmet e fundit

A e keni menduar ndonjëherë se sa kohë i duhet një fotografi profesionist që ta përgatisë një fotografi për “syrin publik”? Cilat janë hapat që duhen ndërmarrë para publikimit të atij rezultati të fundit dhe të kënaqshëm?
Gjithçka nuk është aq e lehtë dhe fotografi brazilian Gilmar Silva vendosi që ta dëshmojë këtë.
Pak kohë më parë, ky fotograf profesionist i dasmës nisi një seri brilante të prapa skenave që e quajti LUGARxFOTO (“vendi dhe fotografia”), që tregon prapaskenën e fotografive profesionale.
Fotoja e parë gjithmonë e tregon “ambientin e punës” së fotografit, ndërsa e dyta zbulon rezultatin final që ndonjëherë është e vështirë për t’u besuar.
Qëllimi i projektit është të flasë jo vetëm rreth sasisë së Fotoshopit që vjen në pah, por gjithashtu të analizojë këndet e duhura dhe teknikat që janë përdorur për t’i arritur ato imazhe.









